Vriten tre ushtarë të Ukrainës, përkundër armëpushimit

Evropë

Vriten tre ushtarë të Ukrainës, përkundër armëpushimit

Më: 11 janar 2018 Në ora: 11:27
Ukrainë - foto arkivi

Ushtria e Ukrainës tha se tre ushtarë të saj janë vrarë dhe katër janë plagosur në përleshjet që kanë ndodhur në pjesën lindore të vendit, gjatë 24 orëve të fundit.

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se separatistët pro-rusë kanë shkelur sërish marrëveshjen për armëpushim, duke qëlluar me armë automatike dhe granata.

Separatistët, në anën tjetër, thanë se dy civilë janë plagosur nga sulmet e forcave qeveritare të Ukrainës.

Qysh në prill të vitit 2014, mbi 10,300 njerëz janë vrarë në luftimet midis forcave të Kievit dhe separatistëve pro-rusë, të cilët kontrollojnë pjesë të rajoneve Donjeck dhe Luhansk.

Marrëveshjet për armëpushim, të arritura në shtator të 2014-ës dhe shkurt të 2015-ës, janë shkelur vazhdimisht.

Një marrëveshje e re për armëpushim është arritur në fund të 2017-ës, por palët kanë akuzuar njëra-tjetrën edhe për shkelje të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat