Merkel dhe Schulz, optimistë për koalicionin - Bota Sot
Merkel dhe Schulz, optimistë për koalicionin

Evropë

E shtunë, 21 korrik 2018

Merkel dhe Schulz, optimistë për koalicionin

Më: 12 janar 2018 Në ora: 18:04
Angela Merkel dhe Martin Schulz

Politikanët gjermanë kanë bërë përparim në bisedimet që kanë për qëllim formimin e një qeverie të re koalicioni.

Demokristianët e kancelares Angela Merkel dhe Social-Demokratët janë pajtuar për planin që u hap rrugë negociatave zyrtare.

Me dokumentin 28 faqesh, mes tjerash, parashihet të kufizohet hyrja e migrantëve të rinj në Gjermani në rreth 200,000 në vit.

Plani po ashtu kërkon kufizimin në 1,000 në muaj të migrantëve që do të lejohen të bashkohen me familjet e tyre në Gjermani.

Merkel dhe lideri i Social-Demokratëve, Martin Schulz, thanë në një konferencë për media se janë optimistë për formimin e koalicionit.

Gjermania është pa qeveri për më shumë se tre muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test