Hammond: Londra do të dalë nga BE-ja, nuk ka si të ndodhë ndryshe

Evropë

Hammond: Londra do të dalë nga BE-ja, nuk ka si të ndodhë ndryshe

Më: 13 janar 2018 Në ora: 15:08
Philip Hammond

Britania e Madhe dëshiron vërtetë të dalë nga BE-ja, dhe do të  ishte joreale nëse do të mendonim se ajo nuk do ta bënte këtë, deklaroi ministri britanik i Financave,  Philip Hammond.

“Unë do t’u këshilloja personave që arrijnë të vlerësojnë marrëdhënien midis Britanisë së Madhe dhe Evropës, që të vazhdojnë me këtë iluzion “, tha Hammond  për të përjavshmen gjermane,  “Welt am Sonntag”.

“Ne dëgjojmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në shumë vende të tjera të botës, dëshirën dhe entuziazmin për të mbyllur marrëveshjet e tregtisë së lirë me ne. Ndërsa në Evropë, kjo nuk ndodh”, deklaroi Hammond.

“Londra ka shprehur dëshirën për të patur një partneritet të fortë me Evropën”, tha ai duke shtuar se kjo do ishte e mundur vetëm nëse edhe BE-ja do t’a dëshironte këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat