Moska kritikon projektligjin francez për “fake news” - Bota Sot
Moska kritikon projektligjin francez për “fake news”

Evropë

E enjte, 24 maj 2018

Moska kritikon projektligjin francez për “fake news”

Më: 15 janar 2018 Në ora: 12:35
Sergei Lavrov

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov kritikoi sot projektligjin të njoftuar nga ana e presidentit francez, Emmanuel Macron kundër “fake news”, duke vlerësuar se informacionet do të përcaktoheshin “pa diskutime, pa prova”.

Në fillim të janarit, Macron deklaroi se aspironte një ligj që dënonte informacionet e pavërteta gjatë periudhës zgjedhore. Në vëmendjen e qeverisë franceze gjenden kryesisht mediat ruse RT dhe Sputnik, me të cilët Macron ka patur disa mosmarrëveshje gjatë fushatës presidenciale të 2017.

Ky ligj, ende në fazën e projektit është “një kufizim i konkurrencës” në sferën mediatike, u shpreh Sergueï Lavrov, gjatë një konference shtypi që kishte në fokus bilancin e vitit 2017.

“Fake news do të përkufizohen vetëm nga një palë e vetme, pa diskutime, pa prova, duke injoruar çdo lloj argumenti”, shprehu ai keqardhje.

I financuar nga qeveria ruse, televizioni RT (ish-Russia Today) startoi në mesin e dhjetorit në Francë në një klimë të përgjithshme mosbesimi.

Ashtu si dhe rasti i “Sputnik” një tjetër media ruse e pranishme në Francë dhe e afërt me Kremlin, RT u akuzua nga Emmanuel Macron për qasje gjatë fushatës presidenciale franceze “si organe të ndikimit dhe propagandës së rreme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test