Schulz siguron mbështetjen e partisë për arritjen e një marrëveshjeje koalicioni me CDU-në

Evropë

Schulz siguron mbështetjen e partisë për arritjen e një marrëveshjeje koalicioni me CDU-në

Më: 15 janar 2018 Në ora: 12:57
Martin Schulz

Kreu i Socialdemokratëve të qendrës së majtë të Gjermanisë (SPD) do të fillojnë sot një raund të vizitave me bazën e partisë për të siguruar një mbështetje për arritjen e një marrëveshjeje të re koalicioni me konservatorët përpara një votimi kyç në fundjavë.

Lideri i SPD-së Martin Schulz ka planifikuar të zhvillojë të hënën në orën 18:00 një takim me delegatët në Dortmund, i cili do të përfaqësojë shtetin e Nordrhein-Westfalia në një konferencë të posaçme partiake të dielën ku do të votohet për miratimin ose refuzimin e fillimit zyrtar të bisedimeve të koalicionit me unionin konservator të kancelares,  Angela Merkel.

Lideri i SPD-së, Schulz do të marrë pjesë në takimet që do të zhvillohen në qytetin e Duseldorfit, në Nordrhein-Westfalen, ku do të marrin pjesë rreth 144 delegatë, në konferencën e së dielës në Bon.

Negociatorët për SPD-në, kristiandemokratët e Merkelit (CDU) dhe aleatët e saj bavarezë të Unionit Kristiansocial (CSU) ranë dakord të premten për të filluar bisedimet zyrtare për formimin e një koalicioni të madh që ka qeverisur Gjermaninë që nga viti 2008.

Vendi ka patur një qeveri teknike pas zgjedhjeve të shtatorit, në të cilën SPD, CDU dhe CSU humbën të gjithë terrenin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat