Freedom House: BE-ja tolerojë Vuçiqin për të shtypur opozitën dhe mediat - Bota Sot
Freedom House: BE-ja tolerojë Vuçiqin për të shtypur opozitën dhe mediat

Evropë

E hënë, 21 maj 2018

Freedom House: BE-ja tolerojë Vuçiqin për të shtypur opozitën dhe mediat

Më: 17 janar 2018 Në ora: 11:00
Aleksander Vuçiq

rganizata “Freedom House” me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në raportin e saj të parvjetshëm të lirisë në botë ka konstatuar se BE-ja ka toleruar presidentin serb, Vuçiq për të shtyp partitë opozitare dhe mediat.

Në këtë raport thuhet se liderët e BE-së janë treguar tolerant ndaj tendencave totalitare të ish kryeministrit serb, tash presidentit, Aleksander Vuçiq.

“Toleranca e liderëve të BE-së për tendencat autoritare të kryeministrit (të atëhershëm) Aleksandar Vuçiq, i ka mundësuar atij që të vazhdojë ta shtyjë opozitën mënjanë dhe të minojë atë që ka mbetur nga mediat e pavarura në vend, pasi ai fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2017”, thuhet në raport.

Serbia sipas “Freedom House” mori një prirje rënëse për shkak të konsolidimit të vazhdueshëm të pushtetit të presidentit Aleksander Vuçiqit, duke përfshirë metodat jotransparente të financimit të partive, politizimin e zbatimit të ligjit dhe përpjekjet për të dëmtuar gazetarët kritikë me hetime financiare dhe njollosje në mediat qeveritare.

“Serbia është i vetmi shtet në rajonin e Ballkanit Perëndimor që regjistron një prirje rënëse në fushën e demokracisë”, thuhet në këtë raport.

Në raportin e “Freedom House” thuhet se gjendja e përgjithshme e demokracisë së Serbisë vlerësohet si “e lire”, ndërsa situata e medias vlerësohet si “pjesërisht e lire”.

“Në shkallën nga 0 deri në 7, ku 7 është shkalla më e keqe e lirisë, norma e përgjithshme e Serbisë është 2.5, liritë politike janë në shkallën 3, ndërsa liritë qytetare janë në shkallën 2”, thuhet në raport.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test