Navalny: Putin kërkon të jetë perandor i përjetshëm

Evropë

Navalny: Putin kërkon të jetë perandor i përjetshëm

Më: 17 janar 2018 Në ora: 15:02
Aleksi Navalny

Opozitari numër një i Kremlinit, Aleksi Navalny, i cili nuk ka të drejtë kandidimi në presidencialet e marsit, e vlerëson të pamundur njohjen e procesit zgjedhor që në fakt do të konfirmojë riemërimin e Vladimir Putinit, që sipas tij aspiron të zgjidhet perandor i përjetshëm.

Dy muaj nga zgjedhjet ku në përfundim të tyre presidenti rus pritet të sigurojë një mandat të katërt, avokati 41-vjeçar, i cili u bë i njohur duke denoncuar aferat korruptive të elitave ruse, dha një intervistë për median nga selia e fushatës në një godinë me zyra në jug të Moskës.

“Këto zgjedhje nuk janë një proces i rregullt zgjedhor dhe tashmë roli im qëndron në sqarimin se kjo procedurë që ata e cilësojnë zgjedhje, qëndron në faktin e riemërimit të Putinit”, u shpreh ai.

”Ne do të provojmë dhe bindim njerëzit se nuk është e mundshme as njohja e zgjedhjeve, as e këtij pushteti”, shtoi Navalny.

Komisioni zgjedhor hodhi poshtë në fund të dhjetorit kandidaturën e Navalnyt duke përmendur dënimin për përvetësim fondesh, që ka si synim sipas tij për ta distancuar nga politika.

Opozitari bëri thirrje mbështetësve të tij për të bojkotuar procesin dhe nisur protestat në të gjithë Rusinë më 28 janar.

“Putin dëshiron të jetë perandor në përjetësi. Rrethi i tij i ngushtë, i përbërë nga miliarderë dhe persona që radhiten ndër më të pasurit e planetit, kërkon të njëjtën gjë”, pohoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat