Qeveria çeke njofton dorëheqjen

Evropë

Qeveria çeke njofton dorëheqjen

Më: 17 janar 2018 Në ora: 19:21
Andrej Babis

Qeveria çeke e miliarderit Andrej Babis miratoi formalisht sot dorëheqjen e tij të radhës, pasi dështoi një ditë më parë që të marrë besimin e deputetëve.

“Qeveria miratoi dorëheqjen e saj. Do t’i kërkoj presidentit të vendosë datën që t’ia prezantoj këtë personalisht”, deklaroi Babis gjatë një konference për shtyp.

Kushtetuta e Republikës Çeke parashikon deri në tre përpjekie për të krijuar një qeveri, dy të parat drejtohen nga presidenti dhe e treta nga shefi i dhomës së ulët, vend që mbahet aktualisht nga një anëtar i lëvizjes centriste ANO e Andrej Babis.

ANO aktualisht ka 78 deputetë në 200 në Dhomën e Ulët të dalë nga legjislativet e tetorit, ndërsa për të pasur një maxhorancë duhen të paktën 101 deputetë në 200.

Deputetët e tetë partive të tjera të përfaqësuara në Dhomën e Ulët kanë votuar kundër qeverisë së tij të minorancës, duke përmendur si argument akuzat për mashtrim financiar me subvencionet evropiane që peshojnë mbi Babis.

Manjat i industrisë kimike, ushqimore dhe pronar i mediave të rëndësishme, Babis, ka hedhur poshtë akuzat për mashtrim dhe ka kërkuar heqjen e imunitetit të tij parlamentar, që do të debatohet të premten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat