Gjermani: Një taliban i dyshuar akuzohet për vrasje të policit afgan

Evropë

Gjermani: Një taliban i dyshuar akuzohet për vrasje të policit afgan

Më: 18 janar 2018 Në ora: 19:22
Flamuri gjerman, ilustrim

Prokurorët gjermanë kanë nisur akuza për terrorizëm dhe vrasje kundër një anëtari të dyshuar të talibanëve të Afganistanit për pjesëmarrje në vrasjen e një polici afgan.

Prokurorët federalë kanë thënë se ata janë ngritur padi kundër 20 vjeçarit, Omaid N., në gjykatën e Munihut.

Ai është akuzuar për anëtarësim në një organizatë terroriste, krime lufte dhe shkelje të ligjit për kontrollin e armëve të luftës.

Prokurorët kanë thënë se i dyshuari u është bashkuar talibanëve më 2013, ka rekrutuar anëtarë të rinj dhe ka ndihmuar në transportin e armëve për grupet militante islamiste të paktën një herë.

Ai po ashtu është akuzuar për goditje të policit duke shtënë më pas ndaj tij.

I dyshuari, i cili ka arritur në Gjermani në nëntor të vitit 2013, është arrestuar në maj të vitit të kaluar.

Ai është në paraburgim, në pritje të gjykimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat