Shtatë të vdekur nga stuhia në Evropë

Evropë

Shtatë të vdekur nga stuhia në Evropë

Më: 18 janar 2018 Në ora: 20:04
Ilustrim

Së paku shtatë persona kanë humbur jetën nga stuhia e sotme që goditi Holandën, Belgjikën, Gjermaninë dhe shtetet e tjera evropiane.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në Gjermani, ku së paku tre persona kanë humbur jetën, pasi era e fuqishme shkuli lisat, pullaze dhe nxori shumë kamionë nga rruga.

Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në shtete tjera evropiane, ku pamjet e transmetuara tregojnë se stuhia ishte shumë e fuqishme, duke lënë prapa shumë shkatërrime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat