Gabriel: Macron, një mundësi historike për Evropën

Evropë

Gabriel: Macron, një mundësi historike për Evropën

Më: 20 janar 2018 Në ora: 21:33
Takimi Macron-Gabriel

Presidenti francez, Emmanuel Macron përbën një mundësi historike për të çuar përpara projektin evropian dhe në mënyrë të veçantë për të riforcuar zonën euro, theksoi kreu i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel me rastin e 55-vjetorit të Traktatit të Elysesë.

“Ne duhet të përdorim mundësinë historike që kemi tashmë me këtë evropian të bindur, i cili është Emmanuel Macron”, nënvizoi social-demokrati, Sigmar Gabriel në një deklaratë.

Sipas tij, kjo nënkupton avancimin në reformën e Bashkimit Ekonomik dhe Monetar, çështje për të cilën presidenti francez ka bërë disa propozime konkrete, si krijimi i një buxheti në zonën euro, i një ministri Financash dhe i një Parlamenti.

“Duhet progres gjithashtu kur bëhet fjalë për ta bërë Evropën më të qëndrueshme dhe më të drejtë”, shtoi ministri gjerman i Punëve të Jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat