Vuçiq- Trajkoviq takohen më 30 janar

Evropë

Vuçiq- Trajkoviq takohen më 30 janar

Më: 21 janar 2018 Në ora: 19:38
Aleksandar Vuçiq

Takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Momçillo Trajkoviq nga Forumi Kombëtar serb është caktuar për datën 30 janar në Beograd, njoftoi sot shërbimi për informim i presidentit të Serbisë.

Siç thuhet, ka pasur një dështim për të organizuar një takim gjatë qëndrimit të presidentit Vuçiq në Kosovë, pavarësisht nga dëshira për të dëgjuar mendimin e të gjithë përfaqësuesve relevantë të popullit serb në Kosovë.

Momçillo Trajkoviq sot i dërgoi një letër të hapur presidentit të Serbisë, pasi nuk u mbajt asnjë takim i rënë dakord gjatë qëndrimit të Vuçiq në Kosovë.

Në një letër të hapur, Trajkoviq i kërkoi Vuçiqit ndër të tjera, pse ai po sulmon njerëzit që nuk mendojnë sikur ai dhe i tha atij se situata në Kosovë nuk është ashtu siç po ia paraqesin bashkëpunëtorët e tij.

Trajkoviq gjithashtu vlerësoi se serbët në Kosovë kurrë nuk u poshtëruan më shumë se sa gjatë vizitës së djeshme të Vuçiq, dhe se biseda me qytetarët ishte "një shfaqje me regji në të cilën aktorët kryesorë ishin njerëz të palumtur".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat