BE gjobit një miliard euro Qualcomm

Evropë

BE gjobit një miliard euro Qualcomm

Më: 24 janar 2018 Në ora: 15:16
Ilustrim

Brukseli vendosi sot një gjobë prej rreth një miliard eurosh për furnizuesin informatik amerikan, Qualcomm, akuzuar për dhënien e shumave të mëdha për klientin Apple që ai të mos furnizohej nga rivalët e tij.

“‘Qualcomm ka eliminuar në mënyrë të paligjshme konkurrentët e tij'”, deklaroi Komisionerja Evropiane e Konkurrencës, Margrethe Vestager duke njoftuar një gjobë prej 997 milionë euro, në një konferencë shtypi në Bruksel.

Më 12 tetor 2017, autoritetet tajvaneze kishin vendosur tashmë një gjobë rekord prej më shumë se 770 milionë dollarë për Qualcomm, për cenim të konkurrencës dhe manipulim me çmimet në një hetim tjetër të ndërmarrë në vitin 2015.

Sipas ekzekutivit evropian Qualcomm ka hedhur miliarda dollarë për Apple, për të garantuar besueshmërinë e saj.

“Këto pagesa nuk ishin thjesht reduktime të çmimeve, por ishin kryer me kushtin që “Apple” të përdorte ekskluzivisht kartat e memories të “Qualcomm” në të gjithë iPhones dhe iPads”, theksoi komisionarja daneze.

“Si pasojë e kësaj, asnjë rival nuk ka mundur ta konkurrojë në mënyrë efikase “Qualcomm” në këtë treg, pavarësisht cilësisë së produkteve të tij”, theksoi Komisioni.

“Me sjelljen e tij “Qualcomm” ka privuar konsumatorët dhe kompanitë e tjera nga një zgjedhje më e gjerë dhe nga një risi më e madhe, ndërkohë që sektori karakterizohet nga një kërkesë e fortë dhe një potencial i madh për teknologjitë e reja”, nënvizoi ai.

Kjo praktikë është e paligjshme në bazë të rregullave të Bashkimit Evropian për sa i përket konkurrencës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat