Në Rusi shfaqet filmi Vdekja e Stalinit, autoritetet paralajmërojnë ndëshkim

Evropë

Në Rusi shfaqet filmi Vdekja e Stalinit, autoritetet paralajmërojnë ndëshkim

Më: 26 janar 2018 Në ora: 10:00
Një person duke blerë biletën në kinema për të shikuar filmin Vdekja e Stalinit në Moskë

Ministria e Kulturës në Rusi ka paralajmëruar kinematë në këtë shtet se do të përballen me pasoja ligjore nëse vazhdojnë të shfaqin komedinë e ndaluar britanike, Vdekja e Stalinit.

Deklarata e ministrisë ka ardhur pasi kinemaja Pioneer në Moskë e ka shfaqur filmin para audiencës.

Shfaqja e një filmi, për të cilin nuk ka licensë paraprake mund të ndëshkohet me 1,800 dollarë.

Një tjetër dënim mund të jetë mbyllja e kinemasë.

Më 23 janar ministria ka thënë se është duke tërhequr lejen për shfaqjen e filmit të producentit skocez, Armando Iannucci në kinematë ruse.

Filmi është dhënë premirë në muajin tetor të vitit të kaluar në Britani të Madhe.

Ky udhër ka ardhur pasi shumë personalitete, duke përfshirë producentin filmik, Nikita Mikhalkov, kanë kërkuar ndalimin e këtij filmi në Rusi.

Ligjëvënësit e Partisë Komuniste e kanë cilësuar këtë film si “luftë psikologjike” perëndimore.

Filmi satirik fokusohet në problemet e Bashkimit Sovjetik pas vdekjes së Josef Stalinit në mars të vitit 1953.

“Më pëlqeu filmi. Nuk e kam pritur kurrë që do të shohë ish-liderët tanë qeveritarë të paraqitur në këtë mënyrë”, është cituar të ketë thënë ish-mësuesja 80 vjeçare, Dina Voronov.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se ndalimi i filmit nuk përbën censurë.

“Ne nuk pajtohemi se ky është manifestim i censurës”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat