Alarm në Athinë, kapet afgani me shtatë detonatorë

Evropë

Alarm në Athinë, kapet afgani me shtatë detonatorë

Më: 28 janar 2018 Në ora: 17:19
Ilustrim

Policia greke ka arrestuar sot në Athinë një shtetas afgan, i cili në çantë mbante shtatë detonatorë elektronikë dhe disa letërnjoftime të rreme.

Ai po ecte në qytet si i pastrehë, transmeton agjencia greke e lajmeve ANA.

Policia ka kryer hetime për të konfirmuar identitetin e tij të vërtetë.

Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari nuk kishte vendqëndrim të përhershëm dhe po qëndronte me shtetas të huaj në disa banesa të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat