Grevë historike në industrinë gjermane - Bota Sot
Grevë historike në industrinë gjermane

Evropë

E diel, 27 maj 2018

Grevë historike në industrinë gjermane

Më: 30 janar 2018 Në ora: 22:56
Në Baden-Vyrtemberg, North Rhine-Westphalia dhe Rheinland-Pfalz disa zona që do të preken nga greva, kryesisht degët e grupit Thyssenkrupp dhe ZF Friedrichshafen.

Pas 16 orë negociatash maratonë me punëdhënësit, sindikata IG Metall vendosi këtë javë një grevë 24 orëshe në më shumë se 250 fabrika në Gjermani.

“Grevat e para paralajmëruese 24 orëshe në industrinë gjermane, shkak i një mosmarrëveshje lidhur me pagat dhe orarin e punës, që nisë sot në mbrëmje”, njoftoi sindikata e metalurgjisë IG Metall.

Në Baden-Vyrtemberg, North Rhine-Westphalia dhe Rheinland-Pfalz disa zona që do të preken nga greva, kryesisht degët e grupit Thyssenkrupp dhe ZF Friedrichshafen.

Pas dështimit fundjavën e kaluar të një raundi të ri negociatash me përfaqësuesit e punëdhënësve, sindikata vendosi të reagojë menjëherë duke bërë thirrje për grevë në 250 biznese për ditën e mërkurë.

Këto greva paralajmëruese me ndërprerje të një dite të plotë pune do të kenë vërtetë ndikim dhe kosto mbi prodhimin.

Në formë kundërpërgjigje, Federata e Punëdhënësve Nordmetall vendosi të mbledhë ditën e mërkurë federatat e saj për të vendosur mbi mundësinë e një ankese në gjykatë ndaj veprimeve të sindikatës, një kërcënim i bërë edhe më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test