Itali, të shtëna me armë në qendër të qytetit Macerata, 6 të plagosur

Evropë

Itali, të shtëna me armë në qendër të qytetit Macerata, 6 të plagosur

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 13:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë janë raportuar mesditën e sotme në qytetin italian Macerata.

Të paktën 6 persona raportohet të jenë plagosur, nga të cilët 4 ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka bërë të ditur se të shtënat kanë ardhur nga një makinë “Alfa Romeo”, nga e cila është qëlluar në drejtim të disa personave me ngjyrë, të cilët dyshohet se janë nga Nigeria.

Ndërsa ende nuk ka një motiv që ka shtyrë autorët të qëllojnë, kryebashkiaku i ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi deri në qetësimin e situatës.

Policia bëri të mundur arrestimin e një personi, i cili dyshohet si autor i ngjarjes, ndërsa vazhdojnë kontrollet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat