Kryeministri grek ironizon protestën: Çështjet e mëdha të politikës nuk zgjidhen me fanatizëm

Evropë

Kryeministri grek ironizon protestën: Çështjet e mëdha të politikës nuk zgjidhen me fanatizëm

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 11:37
Aleksis Tsipra

Kryeministri grek, Aleksis Tsipra ka ironizuar protestën e djeshme kundër përdorimin të termit “Maqedoni” në emrin e fqinjit verior. Ministri i Jashtëm i Athinës, Nikos Kotzias nënvizon se do të vazhdojë i qetë me negociatat me Shkupin. Kurse opozita maqedonase nënvizon se protesta ka minuar procesin e bisedimeve mes dy vendeve.

“Tërmeti dhe miliona protestues mbetën vetëm dëshirë e organizatorëve, ish kryeministrit Andonis Samaras dhe liderit të partisë opozitare Demokracia e Re, Kirajkos Micotakis”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të kryeministrit të Greqisë, Aleksis Tsipras, pas protestës të së dielës në Athinë. “Në protestë, ashtu edhe siç pritej kishte vetëm mijëra qytetarë. ‘Tërmeti’ dhe miliona demonstrues të shpikur nga organizatorët Samaras dhe Micotakis, të cilët dëshiruan ta përvetësojnë protestën mbetën vetëm dëshirë. Qeveria udhëhiqet nga principi i interesit patriotik, vëmendjes, përpikshmërisë dhe nëpërmjet pozitave të qarta, të cilat kanë për qëllim bashkëpunimin, mirëkuptimin e ndërsjellë dhe zhvillimin e përbashkët”, vijon më tej deklarata.

Gjithashtu nënvizohet se “shumica e qytetarëve grek, të cilët e shikuan protestën nga televizioni, pa dallim qëndrimeve të tyre, janë të bashkuar në besimin se çështjet e mëdha të politikës së jashtme nuk duhet të zgjidhen me fanatizëm dhe jotolerancë”.

Policia greke njoftoi se në sheshin Sintagma, protestuan 140 mijë qytetarë dhe jo 1.5 milionë, siç pretendojnë organizatorët. Lidhur me manifestimin ka reaguar dhe ministri i jashtëm, Nikos Kotzias. “Miliona patriotë grekë bënë zgjedhjen e tyre.

Kështu që unë vazhdoj me ndërgjegje të qetë dhe përgjegjësi për të negociuar për të mirën e vendit”, nënvizon shefi i diplomacisë greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat