Kërkohet burgim i përjetshëm për azilkërkuesin afgan që vrau gruan e konvertuar - Bota Sot
Kërkohet burgim i përjetshëm për azilkërkuesin afgan që vrau gruan e konvertuar

Evropë

E diel, 25 shkurt 2018

Kërkohet burgim i përjetshëm për azilkërkuesin afgan që vrau gruan e konvertuar

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 15:41
Gjermani - foto arkivi

Prokurorët gjermanë kanë kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për një azilkërkues afgan, i akuzuar për vrasjen e një gruaje pas konvertimit në krishtërim.

I akuzuari e ka therrur me thikë gruan afgane, 38 vjeçe, përpara dy fëmijëve të saj, 5 dhe 11 vjeç, në prill të vitit 2017, tha prokurori publik, Oliver Moessner, në gjyqin që u zhvillua të hënën në qytetin Traunshtajn.

Moessner e krahasoi vrasjen me ekzekutimin publik, duke thënë se ajo ka ndodhur jashtë një supermarketi.

Vrasja dënohet me burgim të përjetshëm me ligjin gjerman, edhe pse të dënuarit zakonisht lirohen pas 15 vjetësh.

I akuzuari raportohet se e ka pranuar vrasjen e gruas, por para fillimit të gjyqit ka thënë se nuk i kujtohet më.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test