Papa Françesku dhe Erdogan diskutojnë situatën në Lindjen e Mesme - Bota Sot
Papa Françesku dhe Erdogan diskutojnë situatën në Lindjen e Mesme

Evropë

E hënë, 26 shkurt 2018

Papa Françesku dhe Erdogan diskutojnë situatën në Lindjen e Mesme

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 16:48
Papa Françesku dhe Erdogan

Papa Françesku priti sot në Vatikan presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan përpara se t’i dhuronte një medaljon me ”një engjëll që mbyste demonin e luftës”, pikërisht në momentin ku ushtria turke po bombardon kurdët në Siri.

Papa Françesku, i cili nuk ndalet së përmenduri tmerret e luftës, nuk ngurroi të prekte ofensivën e ndërmarrë prej 20 janarit nga ana e Turqisë në Siri kundër rajonit të Afrines, gjatë takimit privat që zgjati 50 minuta.

‘Gjatë diskutimeve të përzemërta, Papa dhe presidenti turk përmendën situatën në Lindjen e Mesme, duke u ndalur më konkretisht te statusi i Jeruzalemit, duke vënë në pah nevojën e promovimit të paqes dhe stabilitetit në rajon në sajë të dialogut dhe negociatave, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar’’, saktësoi Vatikani në një deklaratë.

Erdogan falënderoi papën për mosaprovimin e vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test