BE dhe Gjeorgjia do të forcojnë “miqësinë” - Bota Sot
BE dhe Gjeorgjia do të forcojnë “miqësinë”

Evropë

E enjte, 16 gusht 2018

BE dhe Gjeorgjia do të forcojnë “miqësinë”

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 18:28
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili. Bruksel, 5 shkurt, 2018.

Pas takimit në Bruksel, zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të Gjeorgjisë janë shprehur të kënaqur me përparimin e bërë në zbatimin e Marrëveshjes së tyre të Asociimit dhe janë zotuar për thellim të bashkëpunimit.

“Gjeorgjia është një partner i çmuar për Bashkimin Evropian dhe ne besojmë se është interes i yni të vazhdojmë të investojmë në miqësinë tonë”, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, teksa foli së bashku me kryeministrin gjeorgjian, Giorgi Kvirikashvili.

Mogherini kryesoi sesionin e katërt të Këshillit të Asociimit midis BE-së dhe Gjeorgjisë, ndërsa Kvirikashvili udhëhoqi delegacionin e Gjeorgjisë.

Mogherini tha se palët janë pajtuar për nevojën që të garantohet një mjedis gjithëpërfshirës politik në Gjeorgji, të promovohen media të lira dhe të pavarura dhe të respektohet sundimi i ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit.

Ajo tha se BE do ta vazhdojë mbështetjen për Tbilisin në këtë rrugë.

Gjeorgjia, për kohë të gjatë, ka kërkuar marrëdhënie më të afërta me BE-në, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Moskës për të rrritur ndikimin e saj atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test