Kremlini: I përket Rusisë se ku vendos raketat e saj - Bota Sot
Kremlini: I përket Rusisë se ku vendos raketat e saj

Evropë

E diel, 25 shkurt 2018

Kremlini: I përket Rusisë se ku vendos raketat e saj

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 15:50
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, foto nga arkivi

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se Rusia ka të drejtë të marrë vendim se ku vendos burimet ushtarake në territorin e saj.

Këto deklarata kanë ardhur pas raportimeve se Rusia ka vendosur raketat Iskander në Kaliningrad.

Një ditë më parë presidenti lituanez, Dalia Grybauskaite ka njoftuar se “derisa jemi duke folur, raketat me rreze të shkurtër Iskander janë duke u stacionuar për prezencë të përhershme në Kaliningrad”.

Sipas tij kjo vendosje e raketave përbën kërcënim jo vetëm për Lituaninë por “për gjysmën e shteteve evropiane”.

Udhëheqësi i Komitetit rus të Mbrojtjes, Vladimir Shamanov ka konfirmuar vendosjen e raketave në këtë vend më 5 shkurt.

Peskov ka thënë sot se, “vendosja e një arme apo një tjetre, vendosja e njësive tona ushtarake në territorin rus është ekskluzivisht një çështje e Federatës Ruse”.

Më herët Pentagoni ka kundërshtuar vendosjen e armëve me rreze të mesme brenda territorit rus, duke e cilësuar këtë hap si shkelje të “shpirtit dhe qëllimit” të marrëveshjes për kontrollin e armëve, të njohur si Traktati për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme.

Zyrtarët e ushtrisë amerikane kanë thënë se besojnë, që Rusia edhe në të kaluarën ka bërë hapa të tilla në mënyrë që të shkaktojë kërcënim në shtetet dhe zonat ku NATO ka përgjegjësi.

Traktati i vitit 1987 mbulon raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi.

Zëvendës-Sekretari i Përgjithshëm I NATO-s, Rose Gottemoeller, ka thënë se nëse vendosja në Kaliningrad është e vërtetë, “atëherë është çështje serioze”.

Raketat Iskander kanë kapacitet të pajisen me koka bërthamore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test