Rusi: Është kthyer trupi i pajetë i pilotit “hero”

Evropë

Rusi: Është kthyer trupi i pajetë i pilotit “hero”

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 19:41
Lule në shenjë nderimi për pilotin e vrarë rus Roman Filipov, afër Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë në Moskë

Trupi i pajetë i pilotit të forcave ajrore të Rusisë, i cili ishte vrarë javën e kaluar, pasi aeroplani i tij është qëlluar mbi territorin e kontrolluar nga kryengritësit në Siri, është kthyer në Rusi.

“Në bashkëpunim me kolegët turq, inteligjenca ushtarake ruse e ka sjellur në Rusi trupin e pilotit sulmues, majorin Roman Filipov, i cili ka vdekur si hero më 3 shkurt”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë.

Në këtë deklaratë nuk theksohet se si është gjetur trupi i pilotit Filipov.

Njëherësh, president ii Rusisë, Vlaidmir Putin, e ka nënshkruar një dekret me të cilin pas vdekjes Filipov shpallet Hero i Rusisë.

Raportohet se Filipov ishte ejektuar nga aeroplani luftarak, Sukhoi-25, në territorin e kontrolluar nga kryengritësit në provincën veriore siriane, Idlib, por e kishte vrarë vetveten me një granatë dore për të mos u zënë rob.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat