Gruaja e presidentit finlandez lind në spital publik

Evropë

Gruaja e presidentit finlandez lind në spital publik

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 14:34
Jenni Haukio ka sjell në jetë një djalë duke bërë kështu presidentin finlandez Sauli Niinisto edhe njëherë prind

Zonja e parë e Finlandës, Jenni Haukio ka sjell në jetë një djalë duke bërë kështu presidentin finlandez Sauli Niinisto, edhe njëherë prind.

Ndonëse gëzon një post të lartë shtetëror, gruaja e presidentit të Finlandës ka lindur në spitalin publik të Helsinkit dhe kjo po mirëpritet shumë nga opinioni.

Zyra e presidentit tha se zonja e parë Jenni Haukio dhe foshnja e porsalindur ishin me shëndet të mirë, duke shtuar se Niinisto ishte i pranishëm gjatë procesit të lindjes së gruas së tij.

Çifti u martua në vitin 2009.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat