Stefanoviq: Vuçiq në Zagreb nuk do të mirëpritet me ngrohtësi

Evropë

Stefanoviq: Vuçiq në Zagreb nuk do të mirëpritet me ngrohtësi

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 10:41
Nebojsha Stefanoviq

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq tha sot se me rastin e vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kroaci, se vendi nikoqir  është ai që krijon atmosferën në të cilën do të zhvillohen bisedimet dhe se Vuçiq nuk do të “mirëpritet ngrohtësisht” në këtë rast.

Stefanoviq tha se “qëllimi i bisedimeve duhet të jetë përmirësimi i marrëdhënieve, të shohim në të ardhmen e përbashkët, të zhvillojmë ekonominë si dhe të arrijmë vlera të caktuara”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat