Aksident ajror në Norvegji, dy të vdekur

Evropë

Aksident ajror në Norvegji, dy të vdekur

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 11:01
Ilustrim

Avioni i vogël u rrëzua në det në arkipelagun e Lofotenit

Të paktën dy persona e kanë humbur jetën nga rrëzimi i një avioni të vogël në veri të Norvegjisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoriteti Norvegjez i Aviacionit Civil tha se avioni u rrëzua në det në arkipelagun e Lofotenit.

Në deklaratë thuhet se ekipet e shpëtimit kanë gjetur rrënojat e avionit si dhe trupat e pajetë të dy personave.

Hetimi rreth aksidentit është në zhvillim e sipër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat