Fundi i Putinit - pas 2024 asgjë nuk do të jetë e njëjtë

Evropë

Fundi i Putinit - pas 2024 asgjë nuk do të jetë e njëjtë

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 19:25
Vladimir Putin

Deri te zgjedhjet presidenciale në Rusi kanë mbetur edhe gjashtë javë dhe fitorja e Vladimir Putin më 18 mars padyshim se do të ndodhë.

Megjithatë, korrespondenti i gazetës britanike Guardian në Moskë, Shawn Walker, shkruan se problemi më i madh për Putinin ka të bëjë me zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Që kur erdhi në pushtet, ndikimi i Putinit në politikën ruse shënoi rritje. Vyacheslav Volodin, ndihmësi kryesor i Putinit dhe kryetar i Parlamentit rus, katër vjet më parë kishte deklaruar: "Derisa të jetë Putini, do të jetë edhe Rusia. Pa Putinin nuk ka Rusi." Në vitin 2024 Putini do të jetë 72-vjeç. Sot, ai nuk tregon ndonjë shenjë të sëmundjes dhe nuk ka probleme mendore.

Por, problemi qëndron te Kushtetuta, sipas së cilës presidenti nuk mund të shërbejë më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme në një rresht. Putin ka dy të tilla tashmë dhe shërbeu nga viti 2000-2008, më pas ishte kryeministër për katër vjet, gjatë të cilit postin e presidentit ia ruajti Dmitry Medvedev, në mënyrë që në vitin 2012 serish të kthehej si president, tani një mandat gjashtëvjeçar.

Kjo do të thotë se në mandatin e tretë, i cili do të përcaktohej në zgjedhjet e vitit 2024, Putini nuk do të ketë më të drejtë.

"Unë nuk mendoj se Putin ka vendosur tashmë se çfarë do të bëjë në 2024", ka thënë një burim i afërt me Kremlinin për gazetarin e Guardian. "Ai gjithmonë pëlqen të shtyjë vendimin, nëse mundet, për të nesërmen në vend që të sjellë atë sot."

I njëjti burim përkujton Putinin në vitin 2008 të ketë deklaruar se nuk është i gatshëm të ndryshojë Kushtetutën e Rusisë dhe mund të ndodhë që në vitin 2024 të marrë rolin e kryetarit të Dumës, gjë e cila do t’i mundësonte të vazhdojë të mbajë kontrollin e përgjithshëm.

Sa i përket pasardhësit të tij presidencial, për momentin ka vetëm spekulime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat