Bllokohet mësimi në Slloveni, kërkohet rritja e pagave

Evropë

Bllokohet mësimi në Slloveni, kërkohet rritja e pagave

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 21:00
Slloveni

Punonjësit e edukimit kombëtar slloven pezulluan sot masivisht punën duke paralizuar sistemin arsimor dhe protestuar për rritje të pagave, pas shkurtimeve buxhetore, sipas mediave lokale.

Kjo është vala e katërt e grevave të organizuara brenda muajit në sektorin publik të vendit, i cili ka shënuar një rritje të konsiderueshme (4,9% parashikuar në 2017 nga OCDE), pasi përjetoi një recesion të thellë në 2012 dhe 2013 për shkak të vështirësive në sektorin e saj bankar.

Pezullimi i punës së personelit çoi në mbylljen e 95%  të institucioneve në sektorin arsimor, nga çerdhet tek universitetet, sipas sindikatës kryesore (SVIZ).

“Shteti nuk vlerëson në mënyrën e drejtë punën tonë, ne paguhemi shumë më pak se profesionet e tjera”, u shpreh Branimir Strukelj, kreu i sindikatës qendrore të protestuesve të mbledhur në qendër të Lubjanës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat