Bullgaria e gatshme për anëtarësim të menjëhershëm në Schengen

Evropë

Bullgaria e gatshme për anëtarësim të menjëhershëm në Schengen

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 18:49
Ilustrim

Kryeministri bullgar, Bojko Borissov, shteti i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së, aspiron heqjen e kontrolleve në kufijtë detarë dhe ajrorë të vendit, duke e cilësuar në këtë mënyrë Bullgarinë të aftë për t’u integruar pjesërisht, por menjëherë në hapësirën Schengen.

Borissov u shpreh se shpresonte që integrimi i Bullgarisë në hapësirën e lëvizjes së lirë Schengen të pranohej menjëherë nga partnerët evropianë, çka do të çonte në hapjen e kufijve detarë dhe ajrorë.

Kryeministri i qendrës së djathtë nuk ishte kundër anëtarësimit me faza në hapësirën evropiane të lëvizjes së lirë, që do të shtynte çështjen e heqjes së kontrolleve në kufijtë tokësorë në një datë të mëvonshme.

Gjermania në mënyrë të veçantë është shprehur pro integrimit gradual me disa faza.

Anëtare të BE-së që nga 2007, Bullgaria dhe Rumania kanë përmbushur kritiket teknike për pranimin në Schengen, por disa shtete si Holanda nuk janë pro anëtarësimit të tyre, duke vlerësuar se këto dy shtete duhet të shënojnë progres të dukshme në luftën kundër korrupsionit, për të mbrojtur kufijtë me besueshmëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat