Erdogan: Ditëve të ardhshme nisim rrethimin e Afrin

Evropë

Erdogan: Ditëve të ardhshme nisim rrethimin e Afrin

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 12:27
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi sot se forcat që udhëheq ushtria turke ditëve të ardhshme do të fillojnë rrethimin e qytetit sirian Afrin, në kuadër të operacionit për dëbimin e njësive kurde nga rajoni në veriperëndim të Sirisë.

Turqia muajin e kaluar së bashku me aleatët nga radhët e kryengritësve sirianë nisi operacionin kundër YPG, të cilën Ankaraja zyrtare e konsideron organizatë terroriste dhe dorë e zgjatur e partisë ekstreme radikale të Kurdistanit, e cila në tri dekadat e fundit ka organizuar kryengritjen në territorin turk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat