Më shumë se gjysma e austriakëve e duan Britaninë e Madhe në BE

Evropë

Më shumë se gjysma e austriakëve e duan Britaninë e Madhe në BE

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Të paktën 51% e austriakëve kërkojnë që Britania e Madhe të mbetet në Bashkimin Europian, doli sot nga një sondazh i Shoqatës Austriake për Politikat Europiane (OeGfE).

Sondazhi shtonte se 19% kërkonin që ajo të dilte nga unioni, ndërsa 30 % e tyre nuk kishin asnjë koment.

Sipas shefit të OeGfE-së, Paul Schmidt, pjesa më e madhe e qytetarëve mendonin se pasojat negative do të dominonin mbi ato pozitive në rast të largimit të Londrës nga BE-ja.

”Kjo më shumë përsa i përket sektorit ekonomik”, shtoi Schmidt.

”Ashtu si shumë europianë të tjerë, edhe austriakët shpresojnë që një gjë e tillë të mos ndodhë”, theksoi ai.

Sondazhi u krye online me 1 001 persona, nga 16 në 19 shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat