Alarm për bombë, evakuohet stacioni i trenit në Berlin

Evropë

Alarm për bombë, evakuohet stacioni i trenit në Berlin

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 14:07
Berlini

Një stacion hekurudhor në qendër të Berlinit është evakuuar pas zbulimit të një pakoje të dyshimtë.

Paketa u gjet në një nga platformat në stacionin Ostbahnhof rreth orës 11:10 të kohës lokale.

Platformat S-Bahn është bllokuar ndërsa forcat speciale e kontrollojnë objektin. Trenat lejohen të kalojnë nëpër stacionin, por nuk lejohen të ndalojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat