Sllovaki: Automobili shtyp fëmijët, 12 të lënduar

Evropë

Sllovaki: Automobili shtyp fëmijët, 12 të lënduar

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 19:25
ilustrim

Dymbëdhjetë fëmijë janë lënduar sot kur një automobil ka hyrë në mesin e tyre jo shumë larg qytetit Poprada, në verilindje të Sllovakisë, ka thënë zëdhënësi i policisë, Daniel Jobanik.

“Vozitësi nga Kezmarok praktikisht nuk është lënduar në incident. Në gjakun e tij nuk është gjetur alkool. Duket se vetura e tij ka rrëshqitur me rastin e lëvizjes në rrugë duke rënë në mesin e grupit të madh të fëmijëve romë që ishin duke kaluar atypari”, u tha Jobanik gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat