Francë: Gjendet një pikturë e vjedhur e Edgar Degas

Evropë

Francë: Gjendet një pikturë e vjedhur e Edgar Degas

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 16:50
Pamje nga Parisi

Policia në Francë ka gjetur një pikturë të shekullit të 19-të të piktorit Edgar Degas, e cila ishte vjedhur nëntë vjet më parë në një muze në Marsejë. Piktura është gjetur në bagazhin e një autobusi në afërsi të Parisit, ka thënë Qeveria franceze.

Piktura e titulluar “Les Choristes”, e punuar më 1877 është bërë me pastel dhe shfaq disa burra duke kënduar operën Don Juan.

Policia, më 16 shkurtishte duke bërë kontrolle të zakonshme në një stacion të autobusëve, që gjendet rreth 30 kilometra në lindje të Parisi, kur gjetën pikturën e vjedhur. Muzeu në Orsay ka konfirmuar autenticitetin e pikturës.

Edgar Degas, artist francez, njihet për pikturat dhe skulpturat e tij të valltarëve dhe shpesh puna e tij është lidhur me lëvizjen impresioniste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat