Estonia shënon 100 vjetorin e pavarësisë

Evropë

Estonia shënon 100 vjetorin e pavarësisë

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 18:09
Ilustrim

Estonia është duke festuar sot 100 vjetorin e deklarimit të pavarësisë, me festime të shumta në rrugë dhe një paradë ushtarake në kryeqytetin Tallinn.

Festimet kanë nisur sot nën flamurin e kaltër të zi dhe të bardhë.

Ashtu sikur fqinjtë e saj, Lituania dhe Letonia, Estonia ka qenë pjesë e Mbretërisë Ruse dhe Rusisë Sovjetike para se të deklaronte pavarësinë 100 vite më parë, shkruan REL.

Shteti i vogël ishte okupuar nga Bashkimi Sovjetik më 1940, ndërsa nga Gjermania për tri vite gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vendi ka rifituar pavarësinë në gusht të vitit 1991 dhe është anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO më 2004.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat