Merkel i jep pozitë qeverisëse kritikut më të madh të partisë së saj

Evropë

Merkel i jep pozitë qeverisëse kritikut më të madh të partisë së saj

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 21:31
Jens Spahn dhe Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel besohet se po merr vendime me qëllim për të kapërcyer mosmarrëveshjet e brendshme partisë përpara konventës federale të CDU këtë të hënë.

Ajo ka marrë vendim që në pozitën e Ministrit të Shëndetësisë të vendos një nga kritikët më të sinqertë të partisë së saj, Jens Spahn, shkruan agjencia  e lajmeve “DPA”.

Spahn ka kritikuar Merkelin mbi politikat e saj të emigracionit dhe ka avokuar për një zhvendosje konservatore në CDU, pasi Alternativa e Djathtë për Gjermaninë, e cila u përplas kundër një fluksi masiv të emigrantëve në vitin 2015, ka hequr votat e konservatorëve.

Në vitin 2002, Spahn 22-vjeçar u bë anëtari më i ri i Bundestagut gjerman. Ndërsa shërbente në parlament, ai drejtoi grupin e Punës për politikën shëndetësore, si dhe postin e zëdhënësit të grupit parlamentar shëndetësor CDU / CSU. Në vitin 2016, The Guardian e quajti Spahn një zëvendësim të mundshëm për pozitën e Merkelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat