Shpërthim i madh në Leicester, katër të lënduar rëndë

Evropë

Shpërthim i madh në Leicester, katër të lënduar rëndë

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 23:16
Shpërthimi ka ndodhur sonte dhe policia po e trajton si incident të madh.

Të paktën katër persona janë në gjendje të rëndë pas shpërthimit të zjarrit në Londis shop, në qytetin britanik Leicester.

Ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po luftojnë me flakët e zjarrit që ka kapluar ndërtesën.

Policia lokale njoftoi se ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shmangen zonës së rrezikuar.

Shpërthimi ka ndodhur sonte dhe policia po e trajton si incident të madh.

Fotografitë tregojnë se shitorja është djegur në tërësi, ndërkohë që flakët vazhdojnë të duken akoma.

60 shtëpi janë evakuuar pas shpërthimit të zjarrit.

Zjarrfikësit dhe ekipet shpëtimtare konfirmuan se janë duke vazhduar operacionin e kërkim-shpëtimit, dhe se ende nuk dihen saktë numri i personave të lënduar ose të ngujuar nën rrënoja.

Sky News raporton se shpërthimi nuk ka të bëjë me sulme të mundshme terroriste.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat