Alpinistët rusë gjenden pa gjuhë, sy dhe në rroba të huaja

Evropë

Alpinistët rusë gjenden pa gjuhë, sy dhe në rroba të huaja

Më: 4 mars 2018 Në ora: 21:30
Alpinistë

Kalimi malor Dyatlov në veri të masivit Ural kah fundi i viteve të pesëdhjeta u tregua të jetë fatal për nëntë alpinistë rusë me përvojë.

Shtatë meshkuj dhe dy femra kanë vdekur nën rrethana ende të pandriçuara në natën ndërmjet dy dhe tre shkurtit të viteve të pesëdhjeta të shekullit të kaluar.

Studentët nga instituti Polteknik nga Yekaterinburg ishin alpinistë me përvojë dhe pas mposhtjes së malit Otorten është dashur të marrin kategorinë e tretë për ngjitje.

Otorten në gjuhën e popullit Mansi, i cili jeton në mal, do të thotë “mos shkoni atje”, por kjo nuk i frikësoi aspak të rinjtë që udhëhiqeshin nga Igor Dyatlov. Kur erdhën në fshatin e vogël Vizhai, ata dëgjuan nga vendësit për rrëfime të popullit Mansi, të cilët rregullisht zhduken në vendkalimin malor, të cilin e quanin “mali i vdekjes”.

Pas disa ditëve të ngjitjes, nisi një stuhi bore, e cila i detyroi të hapin kampin për qëndrim. Kjo është arsyeja pse askush në klubin e tyre sportiv nuk ishte i shqetësuar pse ata nuk u kthyen në kohë. Por kur ata u vonuan, nisi kërkimi pas tyre. Kolegët nga klubi nuk i gjetën miqtë, kështu që ushtria dhe helikopterët u mobilizuan.

Kur u gjet kampi, u bë e qartë se ishte i zbrazur dhe se dikush me thikë kishte prerë pjesën e pasme të tendës në mënyrë që të mund të ikte. Në çadër u gjetën ushqimet, ski dhe rroba të ngrohta.

Kërkuesit u nisën pas gjurmëve në borë të bëra nga alpinistët që kishin vrapuar në drejtim të panjohur në minus 22 gradë Celsius. Dy burra në të brendshme u gjetën së shpejti në buzë të pyllit, të ngrirë. Ata kishin ndezur një zjarr të vogël, por kjo nuk iu kishte ndihmuar të mbijetonin. Tre trupa të tjerë, përfshirë Djatlov, u gjetën në rrugën për në çadrat.

Në pranverë u gjetën trupat e katër alpinistëve tjerë. Ata ishin veshur mirë. Duket se ishin jashtë shatorrit kur ishin sulmuar, por pse kishin veshur rroba të huaja? Atyre u ishin nxjerrë sytë, prerë gjuha, thyer brinjët dhe dëmtuar truri, edhe pse nuk kishin lëndime të jashtme.

Autopsia tregoi se ishin ekspozuar nga një material radioaktiv, për të cilin autoritetet nuk kanë dashur të komentojnë.

“Një forcë e fortë që alpinistët nuk arritën të zotëronin”, shkruan në një dokument zyrtar pasi hetimi u mbyll një muaj pasi katër trupat e fundit u gjetën.

E gjithë zona ishte e mbyllur për publik dhe ecje për tre vjet. Kryeinspektori Lev John më vonë më vonë tha se atë vit mbi mal kishin kaluar disa sfera të shkëlqyera dhe se ai ishte "i bindur se ishin jashtëtokësorë", transmeton KosovaPress.

Autoritetet ofruan përgjigje të tilla si ortek, sulm arinjsh ose vrasje nga gjuetarët Mansi, por gjatë viteve, ngjarjet në bjeshkë fascinuan shumë teoricienë të konspiracionit. Orteku nuk është edhe një shpjegim i pamundur për shkak se viktimat e çoroditura shpesh heqin rrobat, sepse truri i tyre dërgon sinjale se janë në flakë dhe digjen (megjithëse në të vërtetë ngrijnë), por nuk shpjegon mistere të tjera si plagosje, radioaktivitet dhe rroba të huaja.

Libra të shumtë, filma, tregime dhe dokumentarë janë shkruar dhe regjistruar në lidhje me incidentin në vendkalimin malor Dyatlov. Jashtëtokësorët, sekreti i testimit ushtarak sovjetik të rrezeve infra të kuqe, agjentët e fshehtë amerikanë dhe madje edhe ekuivalenti i Jetit ural - Menk - janë përmendur për dekada si përgjigje të mundshme në pyetjen - çfarë ndodhi me nëntë udhëtarët në vendkalimin, i cili sot bart emrin e drejtuesit të ekspeditës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat