Greqi: Rikthehet rritja ekonomike për vitin 2017

Evropë

Greqi: Rikthehet rritja ekonomike për vitin 2017

Më: 5 mars 2018 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Greqia rikthehet në rritje ekonomike në vitin 2017, pasi Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) është rritur 1,4%, sipas një vlerësimi të parë të publikuar sot nga Autoriteti grek i Statistikave (ELSTAT).

Ky rezultat konfirmon parashikimet buxhetore të shtetit grek dhe ato të kreditorëve të vendit (BE-FMN-BQ) duke shfaqur një rimëkëmbje të ekonomisë greke në vitin 2017 pas një recesioni që zgjati tetë vite.

Megjithatë, rritja me 1,4% për vitin 2017 është më e ulët se sa ajo prej 1,8% që Athina kishte parashikuar në buxhetin e saj për vitin 2018, që u miratua në dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat