Pesë të vdekur nga shembja e ndërtesës në Poloni

Evropë

Pesë të vdekur nga shembja e ndërtesës në Poloni

Më: 5 mars 2018 Në ora: 13:30
Poloni

Zjarrfikësit polakë sot kanë gjetur trupat e pajetë të pesë personave në gërmadhat e ndërtesës së banimit në Poznanj, në perëndim të vendit.

Zyrtarët në Poloni thanë se 24 persona janë lënduar si pasojë e shembjes së ndërtesës, transmeton AP.

Shkak i shembjes është shpërthimi i gazit, njofton agjencia shtetërore polake PAP.

Hetuesit thanës e kanë nisur sot hetimet lidhur me rastin.

“Shkalla e shkatërrimit të ndërtesës tregon se ajo është pasojë e shpërthimit të gazit, por ende nuk jemi të sigurt. Aktivistët tanë për momentin janë duke zhvilluar operacionin e kërkim-shpëtimit”, thanë zyrtarë të zjarrfikësve për TVN24.

Shumë familje në Poloni përdorin gazin për përgatitjen e ushqimeve dhe ngrohjen e ujit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat