Gjykata refuzon lirimin e dy ushtarakëve grekë

Evropë

Gjykata refuzon lirimin e dy ushtarakëve grekë

Më: 6 mars 2018 Në ora: 10:03
Ilustrim

Dy ushtarët grekë, të arrestuar dhe burgosur në Turqi, do të qëndrojnë në paraburgim në pritje të gjykimit, pasi një gjykatë turke në Edirne hodhi poshtë kërkesën për lirimin e tyre, të dërguar dje nga avokati mbrojtës.

Gjykata turke në Edirne njoftoi vendimin e saj dje në mesnatë se seanca dëgjimore ku do të diskutohej lirimi i tyre, që ishte lënë për dje në mëngjes do të shtyhet në fund të javës.

Prokurori i ngarkuar me këtë çështje do të prezantojë akuzat kundër ushtarëve, që ose do të pranohet ose do të rrëzohet nga gjykata dhe më pas do të vendoset një datë për gjyqin.

Dy ushtarët grekë u arrestuan të mërkurën e kaluar pasi thuhet se kishin humbur në territorin turk për shkak të motit të keq, javën e kaluar, ndërkohë që ishin në një patrullim rutinë në kufirin greko-turk në pyllin e Kastanies, në Evros, ku më pas u ndeshën me një patrullë turke.

Ata akuzohen se kanë hyrë në një zonë ushtarake turke.

Prokuroria turke u dha familjeve të dy oficerëve grekë të drejtën që t’i vizitojnë në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat