Erdogani uron përzemërsisht Vuçiqin - Bota Sot
Erdogani uron përzemërsisht Vuçiqin

Evropë

E mërkurë, 19 shtator 2018

Erdogani uron përzemërsisht Vuçiqin

Më: 6 mars 2018 Në ora: 11:48
Ilustrim

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka treguar respekt dhe dashuri për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Erdogan sot ka gjetur kohë që t’ia uroj ditëlindjen Vuçiqit, gjë që rrallë ndodh me liderët tjerë të rajonit tonë ose ata botëror.

Me liderët kosovarë nuk ka ndodhur kjo.

Sipas njoftimit të zyrës së Vuçiqit, Erdogan i ka uruar ditëlindjen presidentit të Serbisë me dëshirat më të mira për shëndet të mirë, fat dhe lumturi, si dhe çdo të mirë për qytetarët serbë në përparim dhe zhvillim.

 “Takimet tona të suksesshme, pas zgjedhjes Tuaj si president, në mënyrë domethënëse kanë kontribuar në forcimin e miqësisë tonë, si dhe në bashkëpunimin dhe në mirëkuptimin e vendeve tona”, thuhet në fund të urimit.

Po ashtu Erdogan ka konfirmuar se në maj do të takohet me Vuçiqin në Stamboll.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test