Rumani, 80 të vdekur nga epidemia e gripit

Evropë

Rumani, 80 të vdekur nga epidemia e gripit

Më: 6 mars 2018 Në ora: 14:20
Ilustrim

Numri i të vdekurve arriti në 80 persona për shkak të gripit në Rumani, sipas Qendrës Kombëtare të Mbikëqyrjes dhe Kontrollit të Sëmundjeve të Transmetueshme në Institutin Kombëtar rumun të Shëndetit Publik (INSP).

Sipas INSP-së, shtatë personat e fundit që vdiqën për shkak të virusit të gripit ndodheshin më parë në kushte mjekimi dhe nuk kishin marrë vaksinën kundër gripit.

Janë katër gra, një 65-vjeçare nga Bukureshti dhe një 50-vjeçare nga Sibiu, dy nga qyteti i Prahovas, respektivisht të moshave 46 dhe 70 vjeç dhe dy burra 53 dhe 68 vjeç nga qyteti Bihor dhe Bukureshti.

Në Bukuresht ka vdekur gjithashtu edhe një 80-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat