Italia nuk voton më të moshuarit

Evropë

Italia nuk voton më të moshuarit

Më: 7 mars 2018 Në ora: 09:08
Luigi Di Maio

Zgjedhjet në Itali përcaktuan një epokë të re të politikës së tyre duke mos votuar më për të vjetrit. Renzi mori 20% të votave dhe Berlusconi më keq akoma.

Lëvizja “5 Yjet” u rendit forcë e parë me në krye Luigi Di Maio-n, i cili është vetëm 32 vjeç dhe para disa muajsh ishte një njeri i thjeshtë pa ditur që mund ta merrte në dorë drejtimin e një vendi të madh si Italia.

Di Maio vjen nga një familje e thjeshtë, dhe vetë ka bërë edhe profesionin e kamarierit. Ai ka lindur në Avellino me 6 korrik të vitit 1986.

Është një politikan i ri italian, deputet i Lëvizjes 5 Yje dhe mban edhe detyrën e zëvendëspresidentit të Dhomës së Deputetëve.

Nëna e tij është një mësuese e italishtes dhe latinishtes ndërsa babai i tij është një sipërmarrës në fushën e ndërtimit, i aktivizuar dikur me forcat neofashiste.

Pas liceut artistik ai vazhdoi studimet për inxhinieri informatike në universitet por më pas e ndërpreu për të vazhduar në Drejtësi. Nga viti 2007 ai është pjesë e Lëvizjes 5 Yje.

Pas tre vitesh kandidohet si këshilltar komunal po nuk arrin të fitojë.

Arrin të zgjidhet në vitin 2013 si deputet për këtë forcë politike e menjëherë më pas mandatohet edhe si zëvendëskryetar i Parlamentit, duke qenë më i riu në historinë e Italisë (26 vjeçar) që mban një detyrë të tillë. Kur ishte i vogël, dëshira e tij ishte që të bëhej një oficer policie.

Në pak kohë ai bëhet një nga fytyrat më të njohura të Lëvizjes dhe arrin të bëhet anëtar i kryesisë së saj.

Në shtator të 2017 kandidohet në zgjedhjet paraprake për kreun politik të Lëvizjes 5 Yje ku votimet nga platforma elektronike e nxjerrin fitues me 82 % të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat