Mogherini kërkon zgjidhjen e çështjes së arrestimit të ushtarëve grekë

Evropë

Mogherini kërkon zgjidhjen e çështjes së arrestimit të ushtarëve grekë

Më: 7 mars 2018 Në ora: 14:21
Federica Mogherin

Shefja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE, Federica Mogherini i ka bërë thirrje Turqisë për të dhënë një rezultat të shpejtë dhe pozitiv lidhur me shqyrtimin e çështjes së dy ushtarëve grekë të arrestuar në Edirne, javën e kaluar, pasi kishin kaluar vijën kufitare.

Duke folur pas një takimi të ministrave të Mbrojtjes të BE-së, në Bruksel, Federica Mogherini shprehu solidaritetin e BE-së ndaj Greqisë duke shtuar se ajo dhe ministrat e Mbrojtjes të unionit u njoftuan nga ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos lidhur me situatën në të cilën ndodhen ushtarakët grekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat