Burri i parë që dënohet për seksizëm në Belgjikë

Evropë

Burri i parë që dënohet për seksizëm në Belgjikë

Më: 7 mars 2018 Në ora: 15:49
Ilustrim

?Një burrë i cili ka fyer një grua police për shkak të gjinisë së saj, është bërë personi i parë që dënohet për shkak të seksizmit në sferën publike në Belgjikë.

Burri po voziste në autostradë kur policja e ndali atë për një kontroll policor, kurse ai i tha që detyra e policit nuk i përket gjinisë femërore.

Gjykata e Brukselit e ka dënuar atë me 3 mijë euro, kurse ai gëzon të drejtën e ankesës. Nëse nuk e paguan shumën në fjalë, ai mund të vuajë një muaj burg.

Ky ligj u prezantua në vitin 2014, pasi një dokumentar tregoi detajisht të gjitha fyerjet që gratë dhe vajzat pranonin në rrugë.

Kjo gjë është bërë si pjesë e pakos së ligjeve kundër ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat