Di Maio thirrje partive të tjera që të mbështesin programin e tij

Evropë

Di Maio thirrje partive të tjera që të mbështesin programin e tij

Më: 7 mars 2018 Në ora: 19:01
Luigi Di Maio

Kandidati për kryeministër, Luigi Di Maio, i Lëvizjes Pesë Yjet (L5Y) u ka bërë thirrje partive të tjera që të mbështesin programin e tij për të ndryshuar Italinë dhe për të eleminuar ngërçin politik, që vendi është duke u përballur që prej zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës.

Lëvizja Pesë Yjet (L5Y) do të jetë partia më e madhe individuale në parlamentin e ri, pasi arriti të fitonte mbi 32% të votave, por në mungesë të një mbështetjeje të mjaftueshme për të siguruar një shumicë votash.

Krijimi i një koalicioni nga partitë e qendrës së djathtë do të mundësojë marrjen e një mandati për të provuar dhe formuar një qeveri të re pasi ajo arritit të fitonte rreth 37% të votave.

“Gjatë fushatës zgjedhore, në çdo qytet unë kam deklaruar se qeveria mund të formohej në bazë të marrëveshjes mbi çështjet e caktuara dhe kjo është një nga qëllimet që unë synoj të eci përpara përmes një  transparence të plotë me qytetarët dhe me kreun e shtetit”, deklaroi Di Maio sipas gazetës së përditshme “La Repubblica”.

“Të gjitha partitë politike duhet të tregojnë përgjegjësinë e tyre në lidhje me këtë çështje.” Është e pamundur të shihet fillimi i aktrimeve, lojrave të pushtetit dhe strategjive të ngjashme si në  serialin “House of Cards” .

“Tani ka ardhur koha që të trajtojmë çështjet që ne kemi pritur për 30 vjet dhe kjo mund të arrihet vetëm duke ndryshuar metodën e punës”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat