Kryeministri sllovak denoncon Presidentin e vendit për bashkëpunim me Soros për të destabilizuar vendin

Evropë

Kryeministri sllovak denoncon Presidentin e vendit për bashkëpunim me Soros për të destabilizuar vendin

Më: 8 mars 2018 Në ora: 08:33
Ilustrim

Mijëra persona kanë dalë në protesta në Sllovaki pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak, Ministri i Kulturës ka dhënë dorëheqjen. Ndërkohë Kryeministri sllovak Robert Fico ka akuzuar Presidentin e vendit për bashkëpunim me Sorosin.

Ditët e fundit Sllovakia po kalon një krizë të rëndë politike për shkak të vrasjes brutale të gazetarit investigativ Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij. Media sllovake ka botuar raportimet e tij të pabotuara ku identifikoheshin lidhjet e disa personave pranë Kryeministrit me mafien italiane.

Në këto momente ka ndërhyrë Presidenti i vendit, Andrej Kiska, që është zgjedhur në 2014 përballë Robert Ficos, duke bërë përgjegjëse qeverinë për situatën dhe kërkuar që ose të bëhen ndryshime të thella në qeveri ose të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri Fico ka reaguar duke thënë se deklarata e Presidentit nuk është shkruar në Sllovaki. Në një konferencë për shtyp ai ka thënë: Dëshëroj ti bëj një pyetje të thjeshtë Presidentit, se “Përse në 20 shtator 2017, kryetari i shtetit i ka bërë një vizitë sekrete në Nju Jork, në Avenu 5, Xhorxh Sorosit, personit më reputacion të diskutueshëm? Sepse unë mendoj që vrasja e një gazetari tregon qartë se ka pasur një tentativë për të dëstabilizuar vendin“.

Ministri i Jashtëm, Lajcak, që njihet si një politikan i mbështetur nga Soros, ka reaguar duke u shprehur kundër deklaratës së kryeministrit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat