Lagarde: Lufta tregtare është e frikshme

Evropë

Lagarde: Lufta tregtare është e frikshme

Më: 8 mars 2018 Në ora: 11:56
Christine Lagarde

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, paralajmëroi se lufta tregtare mund të ketë pasoja "të frikshme" për ekonominë globale.

"Nëse tregtia ndërkombëtare vihet në pikëpyetje, rritja ekonomike bie, tregtia bie dhe kjo është e frikshme", tha Lagarde për radion RTL në Paris.

"Në një luftë tregtare që ushqehet me rritje reciproke të tarifave doganore, askush nuk fiton", tha Lagarde.

Paralajmërimi vjen pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hedhur poshtë frikën për tregtinë dhe është zotuar se do të vë tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit.

Trump ka deklaruar javën e kaluar në Twitter se luftërat tregtare janë "të lehta për t'u fituar".

Parlajmërimi i tij për vënien e tarifave mbi importe mund të prekë aktorët kryesorë ekonomikë, nga Kina dhe Rusia në Bashkimin Evropian dhe në Japoni.

Ai ka nxitur edhe kërcënime për hakmarrje nga BE-ja, Kina dhe vende të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat