Kërkohet referendum i ri në Kataloni

Evropë

Kërkohet referendum i ri në Kataloni

Më: 8 mars 2018 Në ora: 19:26
Foto arkiv

Partitë kryesore indipendentiste të Katalonisë parashikojnë një marrëveshje të konsultuar sot, për të organizuar një referendum të ri për një Kushtetutë për Republikën e Katalonisë, të shpallur në tetor të vitit të shkuar, por që nuk është njohur nga askush.

Ata propozuan gjithashtu, krijimin në Belgjikë të një strukture qeverie paralele të drejtuar nga presidenti i shkarkuar, Carles Puigdemont, i cili është strehuar në këtë vend pas shpalljes së pavarësisë së dështuar më 27 tetor dhe rrezikut për t’u burgosur nga Madridi.

Kjo marrëveshja, frut i shumë javësh negociatash të nxehta mes dy partive kryesore, Bashkë për Katalonjën e Carles Puigdemont dhe të Majtës Republikane të Katalonjës, duhet ende të ratifikohet nga Kadidatura për Unitet Popullor, parti e vogël separatiste e ekstremit të majtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat